Serwer: ideja e ndarjes së kosovës është e rrezikshme
PRISHTINË- Ideja e ndarjes së Kosovës është e rrezikshme, deklaroi eksperti amerikan për çështje rajonale, Daniel Serwer, sipas të cilit, ndarja do të kishte reaksion domino në disa vende të rajonit dhe do të ndikonte edhe në krijimin e Shqipërisë së Madhe.
Në një intervistë sot për gazetën kosovare "Epoka e Re", lidhur me veriun e Kosovës, Serwer thotë se "plani i Ahtisaarit brenda tij i jep mundësi të mjaftueshme palës serbe për shumë qeverisje" dhe se sipas tij, "shihet se kjo çështje do të jetë në tavolinën e bisedimeve", pjesë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
"Qëndrimi i Prishtinës është se nuk do të ketë ndarje. E vlerësoj këtë pozicion të Prishtinës. Ndarja do të shkaktonte probleme jo vetëm në Kosovë, por në gjithë rajonin: në Maqedoni, Serbinë Jugore, Sanxhak, Bosnje dhe Hercegovinë, etj. Me një veprim të tillë do të krijoheshin edhe katër probleme të reja në rajonin e Ballkanit. E kundërshtoj ndarjen dhe besoj se bashkësia ndërkombëtare me këmbëngulje është kundër një veprimi të tillë", ka theksuar Serwer.
Ai është shprehur se ideja e ndarjes është e rrezikshme, sepse atëherë do të hapeshin edhe shumë çështje të tjera si: çështja e Shqipërisë së Madhe. "Pra, nëse do të kishte ndarje, sigurisht se do të hapej edhe çështja e Shqipërisë së Madhe", ka theksuar Serwer, eksperti amerikan për rajonin.
(d.b/BalkanWeb)