Gjeliç: Bisedimet Beograd – Prishtinë, më 2 shtator
BEOGRAD- Dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës do të mbahet më 2 shtator në Bruksel, deklaroi sot zëvendës kryeministri i Serbisë, Bozhidar Gjeliç.
Sipas tij Serbia do ta japë maksimumin për arritjen e kompromisit lidhur me vulat doganore, por nuk do t’i kaloj “vijat e kuqe”.
Në një prononcim për gazetarët e Beogradit Gjeliç theksoi se gjetja e zgjidhjes për vulat doganore dhe për pjesërmarrjen e përfaqësuesve të Kosovës në forumet rajonale, janë kusht që Serbia të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim dhe fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.
(s.g/europaelire/BalkanWeb)