Serxho Asenjo, zëvendësuesi i Valdes
Portieri Viktor Valdes duket gjithmonë e më pranë divorcit nga Barcelona. Spekulimet për largimin e 27-vjeçarit vazhdojnë, edhe sepse palët ende nuk kanë gjetur akordin për rinovimin e kontratës. Sipas mediave iberike, në situatën e krijuar ka ndikuar edhe dëshira e klubit "blaugrana", që kërkon ta zëvendësojë "gardianin" me 19-vjeçarin Serxho Asenjo. Ai cilësohet si një prej talenteve më të mëdha të futbollit spanjoll. Barça duket se e ka siguruar blerjen e Asenjos, që momentalisht luan te Vajadolid. Vlera e kartonit të lojtarit llogaritet në afro 5 milionë euro.