E Diel, 1 Nëntor 2026

Riberi, pasardhësi i Kristiano Ronaldos

Mançester Junajted është klubi më i fundit që futet në garën për të siguruar shërbimet e yllit të Bajernit të Mynihut, Frank Riberi. Për mesfushorin francez, që vazhdon të shkëlqejë pavarësisht ecurisë së dobët të bavarezëve në Bundesligë, interesohen edhe Barcelona dhe Interi. Sipas tabloidit "News of the World‘, Sër Aleks Ferguson e sheh 25-vjeçarin si pasardhësin e Kristiano Ronaldos, madje spekulohet se kanë filluar edhe bisedimet me lojtarin. "Djajtë e Kuq" kanë avantazhin financiar, sepse nëse shesin portugezin për 75 milionë euro te Reali, mund të bëjnë ofertën më të lartë për Riberi.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›