Kaos në Sepang, triumf i Baton, gara ndërpritet pas 32 xhirove
Xhenson Baton fiton Çmimin e Madh të Malajzisë. Piloti i Braun GP kryesonte garën, kur në xhiron e 32-të (mungonin edhe 23 xhiro nga fundi), komisarët e pistës ekspozuan flamurin e kuq, duke pezulluar garën për shkak të reshjeve të shiut. Britaniku fiton vetëm gjysmën e pikëve, pra 5 nga 10 që i takojnë fituesit, sepse gara u ndërpre përpara kompletimit të 75 për qind të distancës. Podiumi u plotësua nga Nik Hajdfilld (BMW Sauber) dhe Timo Glok (Tojota). Vetëm vend i shtatë për kampionin e botës në fuqi, Luis Hemilton, ndërkohë që Ferrari ka marrë goditjen e radhës në këtë edicion. "Kokëkuqja" e mbylli garën sërish me zero pikë: Felipe Masa u klasifikua i nënti, ndërkohë që Kimi Raikonen është tërhequr për shkak të problemeve me sistemin "Kers".
Formula 1 në Sepang ka dhuruar spektakël në pistë, edhe falë kushteve të paqëndrueshme meteorologjike, që ndikoi në zgjedhjet e skuadrave dhe në vazhdimësinë e garës. Niko Rosberg ka marrë kryesimin menjëherë pas startit, duke përfituar nga pasiguria e Baton. Edhe pse u nis për të dytën herë radhazi nga "pole-position", anglezi rrëshqiti në vendin e katërt, i parakaluar nga Truli dhe Alondo. Probleme në nisje për BMW-në e Kubikas, që pengon Barrikelon me makinën tjetër të skuadrës Braun GP. Gjithsesi piloti brazilian arrin të ngjitet në vendin e pestë. Në minutat e para vjen edhe tërheqja e Heiki Kovalainen që del jashtë piste me MekLarenin e tij. Pas finlandezit tërhiqet edhe Kubika, i cili djeg motorin. Protagonist bëhet edhe Raikonen, që pasi fiton një vend në nisje, në xhiron e dhjetë parakalon në mënyrë spektakolare Alonson. Ndërkohë fillojnë "pit-stop"-et, ku thuajse të gjithë pilotët përdorin goma të buta, pavarësisht se retë në qiellin e Malajzisë ishin kërcënuese. Vetëm Ferrari "guxon" me Raikonen, duke montuar gomat e shiut, edhe pse pista ishte plotësisht e thatë. Një lëvizje shumë e gabuar: lulet e gomave janë konsumuar në harkun e pak xhirove, ndërsa finlandezi humbiste vazhdimisht terren me rivalët. Pak çaste më vonë fillojnë disa reshje të lehta, të cilat sjellin ndalesa të shumta, ndërsa trafiku i krijuar në bokse bën që klasifikimi të ndryshojë vazhdimisht. Shiu i rrëmbyeshëm fillon vetëm në xhiron e 30-të dhe me kufizimin e pamjes, prej errësirës, në pistë hyn makina e sigurisë. Ndërsa cirkuiti bëhet i papërdorshëm. Në këtë situatë përfiton Ros Braun, që nxjerr Xhenson Baton në vendin e parë, me gjithë katër ndalesat. Mjaft mirë reagojnë edhe BMW me Hajdfilld dhe Tojota me Timo Glok. Pas flamurit të kuq, gara pezullohet dhe në pistë "mbretëron" kaosi. Makinat rreshtohen sërish në vijën e nisjes, por pas afro 40 minutave pritje, vjen edhe vendimi se gara nuk mund të vazhdojë më.
Ferrari
Kimi Raikonen: Garë e shpërdoruar
Ferrari ka përjetuar një tjetër garë negative. Por nëse Felipe Masa e mbylli garën i nënti, shoku i tij i skuadrës, Kimi Raikonen, mbeti shumë i zhgënjyer. Finlandezi u detyrua të braktiste garën për shkak të problemeve në sistemin "Kers". "Bëmë disa gabime radhazi, zgjodhëm gomat e papërshtatshme", ishte komenti i ashpër i ish-pilotit të MekLarenit. "Për Ferrarin, kjo në Malajzi ishte një garë shumë e dobët. Problemi me sistemin ‘Kers‘? Mendoj se nuk ishte vetëm ai shkaktari për paraqitjen e keqe". Finlandezi arriti deri në vendin e shtatë, por u tërhoq në momentin kur gara ishte e pezulluar, duke u klasifikuar i 14-i. Rreth vendimit për të mos lejuar më pilotët që të riktheheshin në pistë ai deklaroi: "Mendoj se ishte mjaft i drejtë. Shiu i rrëmbyer dhe errësira nuk i lejonin pilotët që të shihnin mirë pistën. Ishte e pamundur që kjo garë të vazhdohej".
Finlandezi
Raikonen u tërhoq nga gara për shkak të problemeve në sistemin "Kers" dhe u rendit i 14-i
Braun GP
Baton: Fitova një garë të çmendur
Xhenson Baton ka festuar suksesin e dytë radhazi në Formula 1, por britaniku nuk do ta harrojë lehtë garën në Sepang. "Ishte një çmenduri. Isha i katërti, rikuperova kundrejt rivalëve të mi dhe dola në krye. Gjatë garës kishim një ritëm të mirë, por më pas filloi shiu…", deklaroi piloti i Braun GP, skuadra surprizë e këtij edicioni. Në këto momente deliri, Baton lëshon edhe një batutë rreth dy fitoreve të tij: "Është e çuditshme. Në këtë sezon jam klasifikuar i pari, por ende nuk e kam parë flamurin në finish, sepse i kam mbyllur garat pas makinës së sigurisë". 29-vjeçari konsolidon pozitat në klasifikimin e përgjithshëm për pilotë, me 15 pikë në dy gara, ndërsa pas tij vijnë Barrikelo (10 pikë) e Jarno Truli (8.5). "Jam shumë i lumtur që fitova përsëri dhe se do të shkoj në Shangai si kryesues i Botërorit. Dua t‘i falënderoj të gjithë, veçanërisht mekanikët e mi", shtoi Baton.
GP Malajzi
Klasifikimi
1. Xh. Baton Braun GP
2. N. Hajdfilld BMW Sauber
3. T. Glok Tojota
4. J. Truli Tojota
5. R. Barrikelo Braun GP
6. M. Veber Red Bull
7. L. Hemilton MekLaren
8. N. Rosberg Uilliams
9. F. Masa Ferrari
10. S. Burde Toro Roso
11. F. Alonso Renault
12. K. Nakazhima Uilliams
13. N. Pike Renault
14. K. Raikonen Ferrari
15. S. Fetel Red Bull