Vllaznia largon Sejdinin nga Elbasani
Vllaznia dhe Tirana vazhdojnë garën dyshe drejt titullit kampion. Shkodranët fitojnë 4-1 në fushën e Elbasanit dhe mbajnë hapin e bardhebluve që marrin tri pikët e radhës me Flamurtarin, falë golave të sulmuesit të Kombëtares, Migen Memelli. Por, nëse në Vlorë, humbja e skuadrës ka kaluar pa shumë zhurmë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për elbasanasit, në portën e të cilëve shënuan nga dy herë Sinani dhe Sukaj. Zhgënjimi i radhës shkaktoi largimin nga detyra të trajnerit Faruk Sejdini. I afruar për të zëvendësuar Mirel Josën dhe me premtimin se do të udhëhiqte verdheblutë drejt Kupës së Shqipërisë (madje duke folur edhe për pretendime në kampionat), aventura e "Xhaxhit" u mbyll vetëm pas shtatë javësh. Gjatë kësaj periudhe ai nuk arriti të fitonte asnjë ndeshje, duke koleksionuar katër barazime dhe tri humbje. Menjëherë pas mbylljes së takimit në "Ruzhdi Bizhuta", Sejdini deklaroi dorëheqjen e parevokueshme. Gjithsesi, ai nuk ka bërë polemika, duke e analizuar situatën te Elbasani në kompleks. "Skuadra nuk funksionoi ashtu siç ishte parashikuar. Kjo edhe për faktin se ajo u kompozua keq në merkaton e janarit. Në kontingjent kisha gjashtë mbrojtës dhe gjashtë sulmues", ishin fjalët e trajnerit. "Më vjen keq që nuk e ndihmova Elbasanin të ngrihej aty ku e meriton. Nuk mendoj se rezultatet e dobëta janë shkaktuar qëllimisht nga ndonjë element i ekipit. Përkundrazi, kemi qenë edhe mjaft të pafat, duke vuajtur dëmtimet e shumë lojtarëve të rëndësishëm". Sejdini është trajneri i 15 që largohet nga detyra në këtë sezon të kampionatit elitar në vend. Por, statistika më shqetësuese është se me dorëheqjen e tij, numri i trajnerëve të larguar nga puna gjatë vitit 2009 shkon në gjashtë. Momentalisht, Elbasani do t‘i besohet pjesëtarëve të stafit teknik, File dhe Gogunja, ndërsa sipas të gjitha gjasave, trajneri i ri do të jetë elbasanas. Gjithsesi, nuk ka ende emra konkretë.
Fiton edhe Dinamo, që ruan distancën prej katër pikësh nga dy kryesueset. Skuadra e drejtuar nga Shkëlqim Muça kalon 2-1 Partizanin në derbin e kryeqytetit, edhe pse nuk kanë luajtur në nivelet e tyre të zakonshme. Golat janë shënuar në harkun e nëntë minutave, me Bodrusiç që zhbllokon avantazhin në të 67-tën. Të kuqtë barazojnë me Babamustën në të 75-tën, por vetëm 60 sekonda më pas, Poçi i rikthen Dinamos avantazhin. Teuta fiton minimalisht me Shkumbinin, pretendent për një vend në kupat e Evropës, falë golit të Emiljano Vilës. Besa "frenohet" në shtëpi me Lushnjën, duke mos marrë më shumë se një pikë pas barazimit 2-2. Barazim pa gola në Fier, ndërmjet Apolonisë dhe Bylisit, një rezultat që i vlen pak të dyja skuadrave në luftën për mbijetesë.
Elbasan
Polici-Bashki, debat në fushë
Përveç zemërimit për humbjen me Vllazninë, të pranishmit në stadiumin "Ruzhdi Bizhuta" të Elbasanit kanë përjetuar edhe një debat të ashpër ndërmjet zëvendësdrejtorit të rendit, Krenar Ahmeti, dhe kryebashkiakut të qytetit, Qazim Sejdini. Shkak janë bërë tifozët në tribunë, që vazhdimisht protestonin kundër skuadrës për humbjen me shkodranët e drejtuar nga Haxhiosmanoviç. Ish-shefi i Qarkullimit në Tiranë i ka kërkuar forcave të rendit të largojnë nga tribuna një tifoz, i cili punon si shofer i shefit të policisë bashkiake. Në momentin kur "ultrasi" po shoqërohej jashtë stadiumit, nga tuneli i hyrjes në fushë, mësohet se Ahmeti e ka goditur. Kjo ka sjellë reagimin e ashpër të Sejdinit, i cili ka zbritur nga tribuna "VIP" dhe është përballur me tone të ashpra me zyrtarin e lartë të uniformave blu.
Superiore / Java 26
REZULTATET
Besa - Lushnja 2-2
Haliti 33‘, Progni 56‘ / Mancaku (aut), Kaloti 90‘
Apolonia - Bylis 0-0
Elbasani - Vllaznia 1-4
Ahmataj 82‘ / Sinani 20‘, 61‘, Sukaj 72‘, 88‘
Flamurtari - Tirana 2-1
Alvish 19‘ / Memelli 1‘, 42‘
Teuta - Shkumbini 1-0
Vila 10‘
Partizani - Dinamo 1-2
Babamusta 75‘ / Bodrusiç 67‘, Poci 76‘
Klasifikimi
Skuadrat N P
1. Tirana 26 51
2. Vllaznia 26 51
3. Dinamo 26 47
4. Shkumbini 26 38
5. Besa 26 38
6. Teuta 26 35
7. Flamurtari 26 29
8. Partizani 26 29
9. Elbasani 26 27
10. Lushnja 26 26
11. Apolonia 26 25
12. Bylis 26 24