E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seuli Korete ne pike kthese

Gadishulli Korean ndodhet në një pikë kthese dhe ekzistojnë shumë mundësi për ndryshime. Kështu ka deklaruar presidenti i Koresë së Jugut, Li Miung Bak në fjalimin e tij për Vitin e Ri.
Ai tha se Seuli do të përgjigjet nëse provokohet nga Koreja e Veriut, me të cilën teknikisht është në luftë.
Ai tha gjithashtu se qëllimi kryesor është stabiliteti dhe se bisedimet për çarmatimin bërthamor mund të nisin, nëse Peniani ndalon aktivitetet bërthamore. “Paqja është prioriteti ynë dhe se një dritare e re është hapur për marrëdhënie të mira me Korenë e Veriut. Koreja e Jugut do të vazhdojë të ruajë sigurinë kombëtare për aq sa ekziston mundësia e një provokimi të mundshëm nga veiu”, tha Presidenti i Korese së Jugut.
Të dilën qeveria e Koresë së Veriut u bëri thirrje qytetarëve të mbrojnë liderin e tyre Kim Jong Un deri në vdekje. Jong un ka trashëguar pushtetin e të atit, Kim Jong IL, i cili vdiq më 17 dhjetor në moshën 69-vjeçare.
Ditën e premte, Komisioni Kombëtar i Mbrojtjes njoftoi botën e huaj që të mos priste ndryshime nga lidershipi i ri.
“Koreja e Jugut gjithësesi do të vazhdojë të mbajë lartë nivelin e sigurisë, përsa kohë mund të provokohet nga Veriu”, shtoi presidenti.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›