Seuli fillon manovrat ushtarake
Koreja e Jugut filloi sot manovrat ushtarake në afërsi të kufirit të tendosur me Korenë e Veriut, në momentin kur Seuli po tenton të bindë ata që dyshojnë ende se Pheniani është përgjegjës për fundosjen e një luftanije jug-koreane.
“Ekzistojnë disa njerëz në shoqërinë tonë, të cilët po përhapin akuza të pabaza dhe po ngrenë dyshime në lidhje me rezultatin e hetimeve për Cheonanin. Jam tejet i pikëlluar”, deklaroi Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Yu Mjung Hvan.
Hetimet e kryesuara nga një ekip ndërkombëtar erdhën në përfundim se ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme se një nëndetëse e Koresë së Veriut ka shkrepur një torpedo drejtë anijes Cheonan, më 26 mars, me ç’rast u vranë 46 marinarë jug-koreanë.