Zgjedhjet në Kolumbi në rrethin e dytë
Ish-Ministri kolumbian i Mbrojtjes, Juan Manuel Santos, aleat i ngushtë i presidentit aktual mjaft të popullarizuar të Kolumbisë, do të hyjë si kryesues në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kolumbi, që do të zhvillohet në qershor, pas fitores mjaft bindëse që shënoi në rrethin e parë të zgjedhjeve.
Santos përfitoi nga rënia e dhunës së ushtruar nga kryengritësit, nga investimet e shtuara në Kolumbi, gjë që i ndihmoi që në rrethin e parë të rreshtohet para rivalit të tij kryesor, prefektit të Bogotas, Antanas Mockus.
Në rrethin e parë Santos fitoi 47 për qind të votave, ndërsa Mockus 22 për qind.
Fitorja e tij shihet si një mbështetje e votuesve për punën e presidentit aktual, Alvaro Uribe, përkundër disa skandaleve në të cilat ishte përfshirë ai.