Seuli i kërcënohet Phenianit
Koreja e Jugut ka pezulluar pothuajse të gjitha lidhjet tregtare me Korenë e Veriut, duke reaguar ndaj dëshmive se Pheniani ka fundosur një luftanije jug-koreane.
Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Myung-Bak, tha se tregtia ndërkufitare do të pushojë dhe ujërat e vendit të tij do të jenë të mbyllura për të gjitha anijet e Koresë së Veriut.
Koreja e Jugut thotë se do ta paraqes para Këshillit të Sigurimit OKB incidentin e fundosjes së luftanijes së vet.
Disa ditë pasi që publikoi rezultatet e një hetimi që gjetën prova të një sulmi me silur, presidenti i vendit po përgatitet të njoftojë se çfarë hapash do të marrë në përgjigje të këtij incidenti.
Njoftimet më të fundit bëjnë të ditur se një numër masash të njëanshme do të shpallen, të cilat mund të përfshijnë ndalimin e anijeve të Koresë së Veriut nga ujërat e Koresë së Jugut, si dhe mbajtjen e një stërvitjeje ushtarake në shkallë të gjerë anti-nëndetëse me flotën e SHBA-së.
Koreja e Veriut, nga ana e saj ka mohuar se kishte të bënte me incidentin, në të cilin 46 marinarë vdiqën, por një hetim i Koresë së Jugut i mbështetur nga pesë ekspertë nga vendet tjera, ka gjetur dëshmi të një sulmi.
Edhe Washingtoni ka sinjalizuar mbështetje të qartë për mbrojtjen e Koresë së Jugut.
Shtëpia e Bardhë tha se përgjigjja e Koresë Jugore, për t’i ndërprerë marrëdhëniet tregtare me Korenë Veriore dhe ndaljen e qasjes së anijeve nga ky vend në ujërat e Koresë Jugore, është e drejtë.
Presidenti amerikan, Barack Obama, po ashtu ka urdhëruar rishqyrtim të politikës ushtarake të SHBA-së ndaj Phenianit, duke thënë se forcat amerikane do ta ndihmojnë Korenë Jugore “për zmbrapsjen e agresionit të ardhshëm”.