Viti 2010, më i nxehti në histori

Shkencëtarët e çështjeve të klimës kanë dhënë alarmin se viti 2010 do të jetë viti më i nxehtë në historinë e njerëzimit.
Ata kanë llogaritur temperaturën e sipërfaqes së globit dhe kanë arritur në përfundimin se bota ka regjistruar temperatura shumë të larta, afër rekordit mes muajve janar dhe prill.
Shkencëtarët që kanë punuar në mënyrë të pavarur në “MET Office” dhe NASA, shumë shpejt do të publikojnë të dhëna që tregojnë se kjo tendencë mund të vazhdojë gjatë gjithë vitit.
James Hansen, drejtor i “Nasa’s Goddard Institute” për studimet hapësinore, një qendër ndërkombëtare për monitorimin e çështjeve të klimës, tha: “Temperaturat globale janë rritur shumë në 12 muajt e fundit duke u cilësuar si më të lartat në 130 vitet e fundit. Dhjetor–shkurti ishte gjithashtu një nga periudhat ku u regjistruan temperaturat më të larta”.
Vicky Pope, kreu i komisionit për ndryshimin e çështjeve klimaterike në “Met Office”, deklaroi: “Ka qenë një dimër i ftohtë, por globalisht periudha janar - mars ishte një nga shtatë fillimet më të nxehta të vitit në histori. Ky vit ka më shumë se 50 për qind mundësi për t’u konsideruar si absolutisht më i nxehti”.