Tension mes dy Koreve, vijnë reagimet ndërkombëtare

Vijne reagimet e para nderkombetare pas sulmit te anijes se Korese se Jugut nga nje anije Koreano-veriore. Presidenti amerikan Barak Obama deklaroi se “Kjo eshte nje sjellje kercenuese”, dhe theksoi se SHBA kane shprehur gjithashtu gadishmerine per te punuar me Korene e Jugut ne menyre qe ne te ardhmen te evitohen agresione te ngjashme nga Pheniani. Disa ditë pasi që publikoi rezultatet e një hetimi që gjetën prova të një sulmi me silur, tre ministra koreano jugor kane mbajtur nje konference te perbashket ku kane komunikuar masat qe kane marre në përgjigje të këtij incidenti.
Njoftimet me te fundit bejne te ditur Korea e Jugut ka vendosur te nderprese te gjitha lidhjet ne fushen e tregtise me pjesen veriore te saj, po ashtu dhe ndalimin e anijeve të Koresë së Veriut nga ujërat e Koresë së Jugut, si dhe mbajtjen e një stërvitjeje ushtarake në shkallë të gjerë anti-nëndetëse me marinën e Shteteve te Bashkuara. Nderkohe qe Koreja e Veriut, nga ana e saj ka mohuar se kishte të bënte me incidentin, në të cilin 46 marinarë vdiqën, por një hetim i Koresë së Jugut i mbështetur nga pesë ekspertë nga vendet tjera, ka gjetur prova të një sulmi duke përfshirë edhe ato që janë thënë të jenë pjesë e një siluri të Koresë së Veriut.
Adela Zeza < I mëparshmi