E Shtunë, 31 Tetor 2026

Washingtoni në kërkim të Awlakit

Zëdhënësi i Shtepisë së Bardhë, Robert Gibbs, theksoi se administrata e presidentit amerikan, Barack Obama,po bën çdo përpjekje për të gjetur Anwar al-Awlaki, të lindur në SHBA, për të cilin besohet se po fshihet në provincën Shabva, në Jemen.

“Në mënyrë aktive ne po mundohemi ta gjejmë atë dhe shumë të tjerë në mbarë botën, të cilët po mundohen tu bëjnë një dëm të madh vendit dhe interesave tona”, tha Gibbs.

Al- Awlaki i cili është i biri i një politikani të rëndësishëm jemenas, nëpërmjet një video-xhirimi bëri thirrje për vrasjen e qytetarëve amerikanë.

Në deklaratën dhënë kanalit televiziv, CBS, Gibbs theksoi se Aëlaki po bën thirrje për vrasje dhe dhunë.

“Pavarësisht se i ka treguar botës se ai është klerik, në pamjet filmike duket se ai mbështet agjendën e Al Qaidës për vrasje dhe dhunë. Faktikisht, në videot e fundit, ai ka thënë se është anëtar i Al Qaidës në Gadishullin e Arabisë, që ka për të sulmuar objektiva në Jemen dhe mbarë botën, përfshi edhe SHBA-në”, tha Gibbs.

Gibbs po ashtu sulmoi Al Qaidën, duke përsëritur përshkrimin e presidentit Obama për këtë grup, gjatë një fjalimi që mbajti ai para kadetëve në Akademinë Ushtarake të SHBA-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›