E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhja e KLD presidenti Topi Drejtesi per ceshtjen Gerdeci

Presidenti Bamir Topi gjate mbledhjes se sotme te Keshillit te Larte te Drejtesise ka folur ne lidhje me ceshtjen Gerdeci duke theksuar se kjo duhet te trajtohet e kujdes dhe te jepet drejtesi per tragjedine e shkaktuar.

Me cilesine e Presidentit te Republikes dhe Kryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise futem plotesisht ne ndjeshmerine e qytetareve qe e pesuan nga kjo tragjedi te familjareve te viktimave. Dhe patjeter sjell ne vemendjen tuaj edhe njehere ate apel qe e kemi dhene ne vazhdimesi per kete ceshtje por edhe per ceshtje te tjera por duke e kualifikuar kete ceshtje sikurse thashe te nje ndjeshmerie te vecante edhe impenjimi eshte dhe duhet te jete i vecante. Une e kam vleresuar dhe gatishmerine e cdo anetari te Keshillit te Larte te Drejtesise dhe te Ministrit te Drejtesise per ta risjelle ne Keshillin e Larte te Drejtesise kete ceshtje per ta pare dhe ta trajtuar ate ne menyre shume analitike mbi bazen e inspektimeve qe jane bere.

Topi shtoi se ai do te jete ne pritje te nje inspektimi te plote per te pare te gjitha procedurat qe jane realizuar per ti pare ato sa kompatibel kane qene me ligjin sa kompatibel kane qene me moralin dhe integritetin e gjyqtareve dhe kjo nuk eshte nje ceshtje e nje trajtimi personal individual. Kjo eshte nje ceshtje e nje trajtimi ligjor institucional dhe kush me shume se sa Keshilli i Larte i Drejtesise i cili ne kete ceshtje se bashku me Inspektoratet sikurse thashe jane te gjithe te motivuar te mund ta bejne kete gje ne menyre te drejte dhe shume te ndershme dhe profesionale.

Nje ceshtje tjeter te te cilen Topi u ndal ishte edhe ajo e imunitetit te gjyqtareve. Jane bere shume apele kohe pas kohe. Duhet te ndajme disponibilitetin e KLD-se dhe gjyqtareve por kjo duhet te institucionalizohet. KLD te shprehet haptas per kete. Ne nje shoqeri te hapur imuniteti eshte i pavlefshem tha ai.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›