Veterani përzgjodhi Pattinson’in

Në realizimin e ri filmik, i cili pritet që në kinema të arrijë vitin e ardhshëm, Pattinson luan rolin e Eric Maddox, një ish-ushtarak ky amerikan që përvojat personale gjatë kohë së kërkimit të ish-diktatorit irakian, Saddam Hussein, i përmblodhi në një roman.
Edhe pse kritikët nuk e pritën fare mirë përzgjedhjen e Robert Pattinson për rolin kryesor në film, Maddox e konsideron atë një përzgjedhje të përkryer.
"Takimi im me të nuk zgjati as 14 orë të plota, por mendoj se ai është përzgjedhja më e qëlluar për këtë film. Është plotësisht i përkushtuar ndaj punës që bënë, është shumë i popullarizuar dhe është një aktor i mrekullueshëm”, e lavdëroi përzgjedhjen e tij Maddox.
Me insistimin e Maddox regjinë e filmit do ta bëjë Jean-Stephane Sauvaire.