Sezoni i merkatos së mercenarëve
Është stinë paszgjedhore, koha e merkatos së mercenarëve. E fi lloi Neritan Ceka duke dalë në aeroport për të pritur kryeministrin e ardhshëm. Me ton të rëndë, i kaloi haber medias, ku bënte me dije se “kishte shoqëruar kryeministrin e ardhshëm dhe informuar për situatën e marrëdhënieve”. Dikush shtonte tek lajmi i servirur, se “më së fundmi fillon të bjerë era shtet”. Neritani shtetar? Ai, që për t’i bërë qejfin Berishës, bashkë me djalin, Eginin, sajuan skandalin e veshit, e më vonë me një letër e bënte për “një lek” Ramën?! Ai, që jo larg, por dy muaj më parë, iu bënte thirrje shqiptarëve të mbanin Berishën në pushtet?! Por erërat ndryshuan. Tani plaku 72 (shtatëdhjetë e dy) vjeçar, në vend të hajë pensionin, po merr kthesën. Inshalla Edi Rama i lë babë e bir në diplomaci, të bëjnë qejf Europës me paret e shqiptarëve dhe targat e diplomatit. Të sjell në mend shërbëtorin e shumë zotërinjve ky plak. Është ai që dikur quante demokratët sojsëzë, së fundmi socialistët, e pas shtatorit, në e lënçin të kullosë, do t’ia veshë prapë demokratëve. Ky, “sojliu”!
Ja një lajm tjetër. Një ish-ambasador i kohës së socialistëve të parë, që në tetë vjetët e fundit punonte pedagog në një universitet privat afër pushtetit demokratik, papritur ka nxjerrë thonjtë e ka filluar çdo tri ditë, shan Berishën në gazeta, me artikuj e autointervista. Flet për ministrat e shkuar socialistë dhe i karakterizon gjithë fodullëk, a thua se ky ishte etaloni me të cilin mateshin e dilnin të vegjël e të shkurtër; a thua se ky ishte maja e diturisë e kishte në dorë t’iu bënte vlerësimin. Ka qenë një ndër njerëzit më mediokër dhe megalomanë të diplomacisë shqiptare; një grafoman dhe plagjaturist në fushën ku pretendon se shkencëron. Por që sot, ofron veten për pushtetin e ri. Shau analistët e shtypit me rrënjë e me degë, për t’na dhënë të kuptojmë se ky po, që e di se çfarë është zanati. Ky, që tetë vjet ndenji squk dhe tani del të tregojë se veza është bërë e ky është kaposhi që prisnim. Po pse mor trim prite kaq gjatë, derisa Berishës i ranë patkonjtë, që të hipje majë plehut e të na ndriçoje?
Por loja është përhapur e bërë shumë popullore. Disa akademikëve, iu ka dalë gjumi i ariut dhe kanë filluar të dëshmojnë sa poshtë e katandisi shkencën shqiptare pushteti që shkoi. Po kush nuk e dinte këtë? Të gjithë e dinin, por vetëm ata që punonin në akademi nuk e ndjenin. Berisha pruri Ardian Marashin t’i nxirrte sytë albanologjisë dhe ju nuk folët! Ju nxori nga godinat dhe ju, hiç. Bëri lëmsh historinë, dhe ju a thua se nuk gjallonit! Për shkaqe politike bëri qepaze disa nga kolegët tuaj, e ju vrapuat t’i shanit më keq se Berisha vetë! Është e pritshme që njeriu të mendojë më parë për bukën e gojës. Por nuk pritet nga elita që i thotë vetes akademike. Pritet diçka më shumë se gjumi, prej atyre që i thonë vetes “ajka e kombit”.
E gjitha kjo është histori e njohur në vite. Janë personazhe të radhës të një fenomeni tipik të pushtetit në Shqipëri. Por pushteti që do të vijë, bën mirë të distancohet nga këta dhe fenomeni që përfaqësojnë. Nuk i duhen kujt, veç vetes së tyre. Vetëm se korruptojnë moralisht me praninë e tyre. Shqiptarët votuan edhe kundër këtij lloj takëmi.
Njerëzit nuk janë aq naivë sa të mendojnë se në ditët që vijnë, do të ketë procese gjyqësore ndaj krimeve ekonomike e shtetërore. Tashmë sistemi është shumë i kriminalizuar dhe duhet kohë të ndreqet. Por gjithkush ka nevojë të shikojë se ka shenja të fillimit të purifikimit të shoqërisë. Se karrierat dhe promovimet, do të bazohen tek vlerat. Pasi nuk është i barabartë Neritan Ceka që përdoret nga të gjithë, me Pëllumb Xhufin që dha dorëheqjen nga ambasador në Romë për mosmarrëveshje parimore me qeverinë e Nanos; që u largua nga LSI kur kjo u bashkua me Berishën për hir të bindjeve të tij, megjithëse mund të ishte bërë ministër i Jashtëm. Pushteti që vjen, duhet të tregojë nëse do bëjë pazare me ata që i shërbyen, bashkëpunuan, e hapën rrugë regjimit që shkoi, apo do të bëjë pakt moral me dhjetëra gazetarë, veprimtarë civilë, që denoncuan kalbjen dhe kriminalitetin e pushtetit; që faktuan, demaskuan, pasqyruan, investiguan; që nuk pranuan kompromisin, blerjen, apo heshtjen, përballë shkeljes së lirisë, korrupsionit dhe tradhtisë. Nëse këto karaktere të deformuara nuk do të gjejnë strehë apo kenë mirëkuptimin e qeverisë që po vjen, ky është një hap përpara. Në të kundërt, veçse kemi bërë një rreth të mbyllur.