Trajneri i Neftçit: S'kam frikë nga shqiptarët
Trajneri i Neftçit Baku, Boyukagha Hajiyev, edhe pse ekipi që drejton nuk e ka fituar ndeshjen e parë në Azerbajxhan, është optimist për kalimin e turit, duke mos u trembur aspak. "Ne luajmë një futboll të hapur për këdo. Shpresoj që tifozët shqiptarë të shikojnë një futboll interesant. Duhet të fitojmë patjetër. Nuk e falim Skënderbeun kësaj here. Nuk i trembem askujt, vetëm Zotit. Kam qenë trajner i Azerbajxhanit. Nëse nuk kualifikohem, sigurisht që do të jap dorëheqjen, pasi do të ishte profesionale", - tha ai.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)