Kosova, Daçiç: Kusht i ri për në BE
BEOGRAD- Ministri i Punëve të Brendshme dhe njëherësh zëvendëskryeministër i Serbisë, Ivica Daçiç deklaron se në rrugën drejt integrimit, BE mund të vërë si kusht Beogradit njohjen e Kosovës.
“Serbia duhet të vazhdojë rrugën drejt BE-së, e vetëdijshme se Gjykata e Hagës si alibi për presionet e deritashme do të zëvendësohet me tema të tjera. Temë e ardhshme me gjasa do të jetë Kosova apo Republika Srpska apo çështja e ndonjë autonomie apo separatizmi brenda Serbisë”, ka thënë Daçiç dje (e dielë) në Krushevac.
Sipas tij, Beogradi duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë fakt dhe të gjejë mënyrën e udhëheqjes së politikës së jashtme që do të mundësojë integrimet evropiane, por edhe mbrojtjen e interesave nacionale.
“Çështjen e Kosovës nuk duhet ta zgjidhim për shkak të BE-së, por për shkak tonin, sepse sa më shumë që presim, të tjerët gjithnjë e më shumë ndërtojnë shtetësinë e Kosovës, si në planin ndërkombëtar ashtu edhe në atë brendshëm”, tha Daçiç.
“Nëse nuk e zgjidhim shpejt këtë çështje, nuk do të kemi më çka të zgjidhim, për arsye se bashkësia ndërkombëtare do të thotë se kjo temë është e zgjidhur”, përfundoi zëvendëskryeministri serb.
(s.g/kohaditore/balkanWeb)