Peshkopi, mjeti përplas për vdekje këmbësoren, plagoset edhe shoferi
PESHKOPI- Një 53-vjecare ka humbur jetën, pasi është përplasur për vdekje nga automjet në Peshkopi, ndërkohë që nga aksidenti është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Agron Lusha.
Aksidenti ndodhi mesditën e sotme në hyrje të qytetit pranë urës së pazarit në qytetin e Peshkopisë. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ku mësohet se gjendja e tij është e rëndë.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.
(e.m/BalkanWeb)