Shalsi-Berishës: Gjendja e rrugëve në Berat skandaloze, mos kërko vota
BERAT- Nga qyteti i Beratit, kandidati socialist për deputet Eduart Shalsi, ka dalë sot në një konferencë për shtyp në lidhje me ardhjen e kryeministrit Sali Berisha pasditen e sotme në Berat.
“Ku e gjen kurajon ky kryeministër dhe kjo qeveria që të vijë dhe të flasë në Berat kur ai dhe qeveria e tij e kanë harruar,nëpërkëmbur, neglizhuar dhe injoruar prej vitesh Beratin 2400-vjeçar”, theksoi Shalsi.
Shalsi i është drejtuar kryeministrit Berisha me shprehjet:-“Zoti Kryeministër, të lutem bëji një nder beratasve sot dhe mos u tall me ta duke treguar se sa km rrugë ke bërë sepse 10 mijë km e rrugëve që thua se ke bërë janë vetëm tallje.
“Sali Berisha dhe Partia Demokratike nuk ka asnjë argument dhe arsye për të ardhur në Berat dhe për të kërkuar votën,mitingu i sotëm në Berat nuk është gjë tjetër veçse një tallje që kryeministri i bën Beratit”, përfundoi Shalsi.
(e.m/News24/BalkanWeb)