E Diel, 1 Nëntor 2026

Sezoni turistik, Basha takim me prefektët

Nje dite pas udhezimeve per punonjesit e policise se shtetit, ministri i Brendshem, Lulezim Basha, urdhëroi Prefektët e qarqeve të ngrenë shtabet e punës për çështjet e sigurisë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik. "Detyra kryesore e shtabit të punës është të sigurojë një koordinim, një bashkërendim të institucioneve vendore dhe përfaqësuesve të institucioneve qendrore, me qëllim sigurimin e një ambjenti sa më të sigurtë, sa më të qetë dhe sa më të mirë për pushuesit gjatë sezonit të verës", tha Lulezim Basha, ministër i Brendshem.

Ministri i Brendshem thekson se prioritare mbeten siguria gjatë sezonit turistik, lehtësimi i kalimit në kufi dhe lëvizjes së pushuesve përgjatë gjithë itinerarit të rrugëve të Shqipërisë, shënimin dhe kufizimin e hapësirave për përdorimin e motorëve të ujit, bashkëpunimin me Inspektoriatin e Mjedisit për problematikën e zhurmave në zonat turistike dhe vendosjen e grupeve të dhënies së ndihmës së shpejtë kundër rrezikut të mbytjes.

"Shqipëria vitin e kaluar pati një bum rritjeje në numrin e turistëve dhe nuk shënoi asnjë incident domethënës përsa i përket turistëve, pra mbetet jo vetëm në raport me rajonin, por në raport edhe me vendet e tjera të BE një vend shumë i sigurtë për të kaluar pushimet, madje po t’i referohemi statistikave më i sigurt se disa vende të tjera ku pushuesit mund të drejtohen ose mund të jenë drejtuar tradicionalisht.
Detyrat e pushtetit lokal si pastrimet e plazheve nga mbeturinat, sigurimi i ujit të pijshëm, sigurimi i shërbimit shëndetësor 24 orë, sigurimi i shesheve për parkimin e automjeteve, duhet të jenë të monitoruara hap pas hapi nga shtabi i punës", tha Basha. Ai kerkoi angazhim te te gjitha strukturave shteterore ne garantimein e kushetve me te mira per pushesit,gjate sezonit turistik.

Denada Shkodrani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›