Debate në Parlament, Berisha: PS të votojë ligjet
Pas vendimit të grupit socialist për të bojkotuar votimin e të gjithë projektligjeve ne seancë plenare, ka qenë kryeministri Berisha ai i cili i ka kërkuar deputetëve të majtë, të mos ndërrmarin një hap të tillë. Nga foltorja e Kuvendit, shefi i qeverisë ka folur për kompromis, ndërsa kryekuvendori socialist Gramoz Ruci, i cili e pasoi, për një zgjidhje në dorë të Berishës dhe jo bojkot të Kuvendit.
"Nuk dua kurrë të përfitojë nga një qëndrim i tillë. Mos mendoni ju që unë dua të merret vesh në Europë dhe në botë se ka një opozitë në Shqipëri e cila deklaron se nuk do votojë asnjë ligj në Parlament. Dhe kjo për inat të kryeministrit. Ato historitë me mulli i keni për zemër, po unë po ju them urdhëroni të bashkëpunojmë. Ju thoni që për inat të tij nuk votojmë ligje. Ju hallin e keni tek unë, se keni te shumica", u shpreh kryeministri Berisha.
"Do na kesh përballë në të gjitha sfidat, këtu në Parlament dhe jashtë Parlamentit. Nëse ju mendoni se do tërhiqemi harrojeni, nëse mendoni që ne do lodhemi harrojeni. Prandaj ne përsëri ju bëjmë apel ulu, zgjidh krizën", tha Gramoz Ruci.
Numri një i socialistëve në Kuvend, akuzoi kryeministrin se po tenton të dubloje dhe uzurpojë SHISH dhe institucionet e drejtësisë. Po ashtu ai u shpreh kundër votimit të hapur te dekreteve të presidentit për gjyqtarët, deklaratë për të cilën mori këtë koment.
"Më gjeni ju një vend ku presidenti të propozojë të gjithë gjyqtarët dhe Parlamenti dekretet ti votojë të fshehta. Imagjinoni sikur pas tre vjetësh tu bëhet Sali Berisha president ju. Po do kapni kokën me dorë. Jam i vendosur, jo preraz. Imagjinoni ju të ndodhte kjo, cfarë do të thoni ju për një njeri që do te propozonte 30 gjyqtarët e lartë të vendit".
Elona Gjylmi < I mëparshmi