Të mbeturit jashtë parlamentit poste kyçe në administratë
17/07/2009 Ish-deputetët e djathtë do të japin kontributin e tyre në qeverisjen e PD-së
Ata kanë qenë relatorë dhe hartues ligjesh, që do të zbatohen nga administrata
Megjithëse nuk janë kandiduar apo kanë qenë në vende të pafavorshme në listat e kandidatëve për deputetë, ata do të jenë pjesë e qeverisjes së demokratëve edhe për katër vjetët e ardhshëm. Bëhet fjalë për ata që tashmë mund të konsiderohen “ish-deputetë të PD-së”, por dhe të së djathtës në përgjithësi, që s’janë më në karriget parlamentare, për shkak se kryesia e partisë e pa të arsyeshme të mos i kandidonte. Kjo për shumë arsye, ndoshta për shkak të pasivitetit në Kuvend apo dhe sepse vetë partia kishte nevojë për një rinovim forcash atje. Dhe në këtë rast dikush duhet të sakrifikojë mandatin.
Vlerat
Por sërish ata konsiderohen vlerë e PD-së dhe pesha e tyre në zonat elektorale ku ata kanë kandiduar dhe fituar për vite me radhë është jo e vogël. Në zgjedhjet e 2009-s shumica e tyre nuk u përfshinë në hatërmbetjet, por vazhduan të angazhohen në fushatë, kryesisht në zonat ku kishin fituar mandatin dhe jo në pak raste ishin faktor i fitores së partisë në këto zona. Burime në PD shprehen se ata vazhdojnë të cilësohen si vlera të patjetërsueshme të kësaj partie dhe do të jenë pjesë e implementimit të programit të saj për katër vjetët e ardhshëm. Jo në pak raste disa prej tyre kanë qenë hartues apo relatorë ligjesh të rëndësishme të miratuara nga Parlamenti shqiptar.
Postet
Drejtorë drejtorish, kryetarë bordesh drejtuese, këshilltarë të kryeministrit e deri zëvendësministra dhe prefektë janë postet e rezervuara për të gjithë ish-deputetët e mbetur pa mandat më 2009-n. Natyrisht, ende nuk ka një shpërndarje të qartë postesh për sa kohë nuk është formuar qeveria, por burime në PD sigurojnë se të mbeturit jashtë Kuvendit do jetë pjesë integrale e qeverisjes së ardhshme. Gjithsesi, nga ana e ish-deputetëve ende s’është ndërmarrë asnjë iniciativë për pretendim postesh, duke ia lënë këtë në dorë vetë lidershipit të partisë, i cili do të drejtojë dhe qeverinë për katër vjet. Burimet saktësojnë se thithja e atyre që kanë ngelur jashtë parlamentit përveçse shuan zërat qejfmbetës, ka të bëjë dhe me imazhin e një partie të bashkuar, e cila në asnjë rast nuk bën politika përjashtuese apo braktisëse.
Ish-deputetët
Ndërkohë nga ana tyre vetë ish-deputetët e kanë pasur shumë të vështirë t’ia shpjegojnë elektoratit moskandidimin e tyre, por gjithsesi i kanë nxitur ata të votojnë për Partinë Demokratike. Mospërfshirja e tyre në qeveri do të pasohej me pakënaqësi jo vetëm të deputetëve të mbetur jashtë, por edhe të përkrahësit nëpër zona. Në rast se të gjithë kandidatët e mbetur jashtë në shenjë revolte do të kishin punuar kundër interesave të PD-së apo të kalonin me ndonjë parti tjetër, siç bëri ndonjë prej tyre, atëherë situata mund të precipitonte dhe sot mund të mos kishim këtë rezultat, ku PD-ja do të mandatohet për të formuar qeverinë e re si koalicion fitues. Nga ana tjetër, ky veprim do t’i jepte asaj imazhin e një partie të bashkuar, larg hatërmbetjeve dhe që njeh kontributin e secilit në fitoren e përbashkët. Opozita ishte një shembull i këtij përjashtimi, gjë që i solli humbjen më 28 qershor. PD-ja do të qëndrojë edhe katër vjet të tjerë në pushtet dhe duket se një pjesë e rëndësishme e punës së saj është të mos lejojë rrjedhje votash, dhe kjo realizohet në radhë të parë duke ruajtur pozitat ekzistuese dhe duke fituar terren ndaj kundërshtarit. Në zgjedhjet e ardhshme kjo parti do ta ketë shumë të vështirë të fitojë sërish për shkak të konsumimit tetëvjeçar në pushtet. Dhe në rast se nuk ndjek politikat e afrimit të të gjithë faktorëve, atëherë do të ketë fatin e PS-së në vitin 2005.
Strategji edhe për të pakënaqurit
Zgjedhjet e fundit parlamentare treguan se katër vjetët e PD-së veç të tjerave kanë krijuar dhe një numër të pakënaqurish, që i përkasin kryesisht elektoratit të djathtë. Votat kryesisht për “Polin e Lirisë” i përkasin pikërisht kësaj kategorie, që ose nuk ka dalë në votime, ose ka hedhur votën djathtas, por jo për PD-në. Burime nga kjo parti thanë për gazetën se jo vetëm gjatë fushatës, por dhe pas saj është hartuar një strategji me qëllim reduktimin sa më shumë të pakënaqësive që kanë ardhur dhe si pasojë e shkarkimeve nga puna të militantëve që kanë qenë të punësuar në sektorë të ndryshëm. Është zhvilluar, si të thuash, një luftë e brendshme dhe drejtorët e dikastereve të ndryshme sa herë që ndërroheshin, pushonin dhe stafin e paraardhësit të tyre, duke harruar se dhe ai kishte marrë kontingjent simpatizantësh të PD-së. Në jo pak raste të rinjtë e ardhur nuk kanë pasur thuajse asnjë lloj lidhjeje me Partinë Demokratike, por thjesht kanë qenë të afërm të drejtuesve. Edhe ky fakt ka shkaktuar jo pak pakënaqësi mes simpatizantëve të PD-së, që e kanë përkrahur fort liderin e kësaj partie në opozitë, ndërsa sot enden rrugëve të papunë. Edhe kjo pikë është një nga ato që vlen të merret në analizë, si një faktor që çoi në rrjedhjen e jo pak votave nga e djathta.