Sezoni veror, tregu më i shtrenjtë
21/08/2009 Sa i përket frutave të importuara, nga 11 artikuj që gjenden në treg vetëm 4 kanë ulje
Analiza e Ministrisë së Bujqësisë tregon se nga 37 artikuj në treg, 19 kanë rritje çmimi
Çmimet e prodhimeve bujqësore në tregjet e brendshme edhe pse pritet të uleshin gjatë kësaj periudhe kanë vijuar shtrenjtimin. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Statistikave dhe Politikave të Zhvillimit në Ministrinë e Bujqësisë e Ushqimit, rezulton se çmimi i shitjes së artikujve perime, fruta, fasule dhe patate kanë luhatje për këtë javë në krahasim me javën e kaluar. Muaji gusht në krahasim me muajin korrik ka qenë shumë herë më i shtrenjtë për konsumatorët shqiptarë. Shumë tregtarë mbajnë çmime të larta duke shfrytëzuar ardhjen e emigrantëve me pushime.
Rritja e çmimeve
Nga 37 artikuj të krahasueshëm që gjenden në treg, 14 prej tyre kanë ulje çmimi, 19 artikuj të tjerë kanë rritje çmimi, ndërsa 4 artikuj kanë të njëjtin çmim si një javë më parë. Sa i takon perimeve gjatë kësaj jave në krahasim me javën e kaluar nga 21 artikuj që ka tregu 9 prej tyre kanë ulje çmimi që variojnë nga 1 deri në 52 lek/kg. Kështu, sipas specialistëve, ulje çmimi kanë speci gogozhar me 52 lek/kg, preshi me 20 lek/kg, bamja me 19 lek/kg, hudhra e njomë me 8 lek/kg, qepa e thatë me 3 lek/kg. Ndërsa, rritje kanë 11 artikuj si lule lakra, kungulli e spinaqi me 10 lek/kg, domatja e cilësisë së parë dhe hudhra e thatë me 9 lek/kg, si dhe trangulli me 6 lek/kg. Lëvizje dhe ulje çmimi kanë pasur bizelja dhe patatja, ndërsa fasulja ka pësuar rritje me 3 lek/kg. Shtrenjtimi me të cilin përballen çdo ditë konsumatorët është shumë më i madh se të dhënat zyrtare. Një vëzhgim i thjeshtë në tregjet e shitjes me pakicë të fruta-perimeve mjafton për të konstatuar se çmimet janë rritur ndjeshëm gjatë javëve të fundit. Rritja e çmimeve është shoqëruar me ulje të konsumit nga ana e qytetarëve, gjë që pohohet nga vetë tregtarët. Kjo dukuri po vërehet prej muajsh në vendet e tjera të botës. Në të kundërt me situatën në Shqipëri, në këto vende kriza ekonomike dhe rënia e fuqisë blerëse ka ulur ndjeshëm çmimet.
Frutat
Nga 13 artikuj që ka tregu, 4 prej tyre kanë ulje çmimi si rrushi me 10 lek/kg, molla me 3 lek/kg, dardha me 2 lek/kg dhe shalqiri me 1 lek/kg. Rritje çmimi kanë 7 artikuj të tjerë si qershia e kajsia me 15 lek/kg, portokalli me 8 lek/kg, bostani e ananasi me 6 lek/kg. Kumbulla e banania nuk kanë pësuar lëvizje çmimi. Ndërsa sa i takon çmimeve në tregjet e shumicës, në kulturat perimore nga prodhimet e vendit nga 20 artikuj vetëm 8 prej tyre kanë ulje çmimi si speci gogozhare, preshi, bamja, qepa e njomë dhe ajo e thatë. Sipas specialistëve, 10 artikuj kanë rritje çmimi si domatja e cilësisë së parë dhe barbunja, bizelja, hudhra e thatë e domatja e cilësisë së dytë, trangulli e karota, kungulli. “Fasulja ka ulje me 11 lek/kg, gruri e misri kanë ulje me 2 lek/kg, patatja ka ulje me 1 lek/kg, ndërsa fasulja pllaqi nuk ka lëvizje çmimi. Një tjetër situatë reflektohet në frutat që janë prodhim vendi. Nga 8 artikuj që ndodhen në treg, 5 artikuj kanë ulje çmimi si rrushi me 11 lek/kg, dardha me 8 lek/kg, molla me 5 lek/kg, kumbulla me 3 lek/kg e shalqiri me 1 lek/kg”, - shprehen specialistët. Rritje kanë 3 artikuj si kajsia, bostani dhe pjeshka. Ndërsa në kulturat perimore importi nga 3 artikuj në treg lakra ka rritje me 20 lek/kg dhe hudhra e thatë ka rritje me 6 lek/kg. Speci gogozhar ka ulje me 45 lek/kg. Sa i përket frutave të importuara, nga 11 artikuj që gjenden në treg 4 prej tyre kanë ulje çmimi si rrushi me 26 lek/kg, qershia me 16 lek/kg, dardha me 5 lek/kg e kajsia me 2 lek/kg. Rritje çmimi kanë 7 artikuj si pjeshka, portokalli, limoni e ananasi, molla e kivi dhe banania.
Çmimet e fermës
Perime
11 artikuj kanë rritje:
Barbunja me 18 lek/kg
Lakra me 10 lek/kg
Domate me 9 lek/kg
Sallata me 8 lek/kg
Trangulli me 6 lek/kg
3 nga 14 artikuj ulje çmimi
Karota me 8 lek/kg
Qepa e thatë me 2 lek/kg
Patëllxhani me 2 lek/kg
Çmimet e fermës
Fruta
3 nga 6 artikuj kanë ulje
Molla me 11 lek/kg
Rrushi me 4 lek/kg
Kumbulla me 2 lek/kg
3 artikuj kanë rritje:
Pjeshka me 4 lek/kg
Dardha me 2 lek/kg
Bostani me 1 lek/kg