BE, 270 milionë euro për tre vite
Qeveria miratoi dje marrëveshjen me Komisionit Evropian, e cila parashikon financimin e prjoekteve që lidhen me fazën e paraanëtarësimit të vendit në BE. Fondi prej rreth 270 milionë eurosh, në kuadër të marrëveshjes IPA, parashikohet të lëvrohet në vitet 2009-2011 dhe përfshin, ndër të tjerë, forcimin e kufijve, administratës publike etj. Vetëm gjatë këtij viti, parashikohet të lëvrohen rreth 93 milionë euro për vendin tonë. Nga kjo shumë 82,7 milionë euro janë për asistencën e forcimit institucional dhe 10.5 milionë euro për bashkëpunimin ndërkufitar. Kryeministri tha se ministritë dhe agjencitë qeveritare kanë nisur që në muajin maj të paraqesin projektet dhe kërkesat në përputhje me kriteret ose fushat për të cilat lëvrohet IPA.