E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata 90 para mbylljes se grupeve 12 te kualifikuara

Champions League

Ndeshjet ne grupe nuk kane perfunduar por 12 ekipe jane kualifikuar dhe priten edhe 4 te tjere. Ne grupin A Interi dhe Totenhemi te kualifikuar do te diskutojne vendin e pare dhe te dyte ne ndeshjen e fundit. Ne grupin B Shalke do te perpiqet te mbroje vendin e pare ne transferte ne fushen e Benfikes por eshte e kualifikuar bashke me Lionin. Mancester Junajtidit i mjafton nje barazim ne grupin C me Valencian per te mbajtur vendin e pare. Edhe spanjollet jane kualifikuar. Ne grupin D Barcelona eshte e kualifikuar. Vendi tjeter do te diskutohet ne distance mes Kopenhagen dhe Rubin Kazan 6. Ne grupin E Bajerni eshte i kualifikuar. Vendin tjeter e pretendon Roma dhe mund ta humbe vetem nese nuk do te fitoje me Kluzh ne Rumani dhe njekohesisht Basel do te fitoje ne Mynih. Celsi kualifikohet si e para ne grup Marseille e dyta. Jane kualifikuar Reali dhe Milani ne Grupin G. Ai qe dukej grupi me i qarte ne fillim te edicionit eshte turbulluar ne nje ndeshje nga fundi. Arsenali eshte barazuar me pike me Bragen. Anglezet duhet te mposhtin Partizanin e Beogradit ndersa Braga te fitoje me 4 gola diference ne fushen e Shakhtar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›