E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha akuza opozites Po mbroni Hitlerin e shqiptareve

Po mbroni mauzoleun e njeriut qe rrethoi Shqiperine me tela me gjemba

Kryeministri Sali Berisha akuzon opoziten se po mbron Hitlerin e shqiptareve. Akuzat erdhen pas kundershtimeve te opozites per ngritjen e kompleksit te ri parlamentar atje ku sot eshte piramida. Kreu i qeverise tha se opozita nuk ka dale ne mbrojtje te kesaj ndertese por te njeriut me mizor diktatorit me gjakesor ne Evropen e pasluftes. Sipas tij mauzoleu i Hitlerit ne qender te Tiranes nuk mund te konsiderohet si trashegimi. Ai ftoi socialistet te merrnin nga guret e piramides si kujtim per te shkuaren. Akuzat e Kryeministrit erdhen pas deklaratave te socialisteve per votim te padrejte lidhur me kompleksin e ri parlamentar.

Kryeministri Berisha

Ne maj te vitit 1991 kam pasur nderin dhe fatin te perfaqesoj opoziten shqiptare ne Unionin Demokratik Evropian ne samitin e Parisit. Ne kete samit ku merrnin pjese perfaqesuesit me kryesore kryeministrat kryetaret e partive te qendres se djathte te mbare Evropes te 37 partive u votua nje deklarate ne te cilen u pershendeten shqiptaret opozita shqiptare dhe qytetaret shqiptare qe permbysen diktaturen. Ne kete deklarate Enver Hoxha vleresohet dhe cilesohet si Hitleri shqiptar i pasluftes. Ata ta cilet firmosen kete deklarate ishin qendrestare te medhenj te Luftes se Dyte Boterore u perkisnin koherave me heroike te rezistences antinaziste. Por ata firmosen deklaraten me vetedijen e thelle se ato cka Enver Hoxha u beri shqiptareve e bene ate plotesisht dhe teresisht te krahasueshem ne rrafshin cnjerezor me shefin e bishes naziste Adolf Hitlerin - tha dje Kryeministri. Por sipas tij opozita vijon te njejtin kor me Nexhmie Hoxhen dhe Ramiz Aline per mauzoleret e diktatorit. Sipas tij socialistet po mbrojne kultin e tij ndersa kryetari duke mbrojtur trashegimine e Hoxhes po ben apologjine e krimeve monstruoze. Kujt do ti thoni ju se mund te krahasohet Rajshtagu me mauzoleun e Hitlerit kujt do tia servirni ju keto te dhena se mauzoleu i Hitlerit ne qender te Tiranes qenka trashegimi e madhe Per ju skllever te bijve te eterve tuaj mundet por per shqiptaret ka vetem nje gje ndeshkim ndeshkim dhe vetem ndeshkim ndaj Hitlerit te shqiptareve dhe trashegimise se tij - deklaroi kreu i qeverise. Sipas tij kombi nuk mund te harroje kurre vdekjet masive nga uria te shqiptareve qindra dhe mijera shqiptare qe u dergjen kampeve dhe burgjeve te tij apo ekzekutimet pa gjyq. Qendrimi i opozites sipas Kryeministrit Berisha turperon Parlamentin. Po mbroni mauzoleun e njeriut qe shkeputi kombin nga tere bota. Po mbroni mauzoleun e njeriut qe rrethoi Shqiperine me tela me gjemba. Po mbroni mauzoleun e njeriut qe shnderroi Shqiperine ne bunkere e beni kete pas 20 viteve. Jo nje por dyzet mauzoleume ti kishte nje nga nje do ti shembnim mesojeni kete. Nuk ka kompromis ketu - tha ai. Berisha shtoi Njelloj si zonja e zeze qe kerkoi plackat personale pikerisht aty e keni hallin ju tek reliktet dhe sherret personale te tij. Shkoni merrjani asaj dhe i mbani po deshet si nuska. Duke deklaruar se jemi i vetmi vend pa nje seli per Parlamentin ai deklaroi se kompleksi i ri do te jete nga me te bukurit. A do te keni fat ju te futeni ne te apo jo une ju garantoj se nese nuk ju perjashton kryetari juaj po. Pavaresine do ta festojme bashke ne nje salle te re parlamenti ne nje parlament te ri - deklaroi kreu i qeverise. Berisha shtoi se Parlamenti ndertohet pikerisht ne ate vend se atje jane 28 mije meter katrore pervec te tjerash nuk kane asnje funksion publik. Nuk dua tjua fshehim juve se mauzoleu i Enverit i ka muajt e numeruar. Ne qofte se demokratet nga e gjithe bota moren dhe qarkulluan ne mbare planetin copeza te Murit te Berlinit ju ftoj te merrni copeza te mauzoleut te Enverit meqe e paskeni kaq te dashur dhe ti mbani per gjithe jeten si relikte - perfundoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›