E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester UTD: 52 milionë për Agueron

Pas lamtumirës së Kristiano Ronaldos dhe Karlo Tevezit, Mançester
Junajtid po kërkon në treg një emër të madh për t‘ua
bërë dhuratë tifozëve. Emri në fjalë është ai i lojtarit Serxho Aguero
i Atletiko Madridit, për të cilin Djajtë e Kuq kanë ofruar 52 milionë
euro. Kështu shkruante gazeta spanjolle "Sport". Nga ana e tij,
Atletiko Madrid kish bërë të ditur se çmimi i Agueros dhe klauzola
e prishjes së kontratës me të ishin 60 milionë euro. Serxho Aguero
konsiderohet si një ndër lojtarët më të mirë të botës, madje edhe
Interi në të shkuarën është treguar shumë i ndjeshëm kundrejt
këtij lojtari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›