E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfida globale Mediu Strategji per mbrojtjen e tokes

Varfëria në zonat e thella të vendit do të zbutet nëse do të bëhet e mundur jo vetëm kthimi i tokës për banorët, por dhe të punohet me strategji të qarta për të mos e dëmtuar.

Kjo është porosia e Ministrit të Mjedisit në mbyllje të Konferencës Ndërkombëtare mbi sigurimin e të drejtave mbi tokën për të varfërit, ku dhe u kërkoi institucioneve të pushtetit vendor, që të jenë të përgjegjshëm në dhënien e çdo leje të shfrytëzimit të tokave.

Ministri i Mjedisit tha se transferimi i pyjeve dhe kullotave në drejtim të pushtetit vendor ka dhënë rezultatet pozitive, pasi sipas Mediut ka më pak pyje të prerë pa kriter dhe më shumë përkujdesje. Në konferencën e organizuar nga koalicioni ndërkombëtar për tokën, Ministri Mediu theksoi se Shqipëria po harton dhe plane pune, që toka të mos dëmtohet si pasojë e ngrohjes globale.

Pasi sfida e globale kundrejt ndryshimeve klimatike është dhe sfidë e vendit tonë dhe për këtë arsye Mediu ka kërkuar bashkëpunim me të gjitha institucionet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›