Vendimi te pranohet Arvizu Kolegji larg ndikimeve

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu u ka kërkuar partive politike të presin me qetësi vendimin e Kolegjit Zgjedhor dhe të respektojnë vendimarrjen e tij, cilado qoftë ajo.
Kreu i ambasadës së Shteteve të Bashkuara u ndal edhe tek situata aktuale e procesit paszgjedhor për të cilën ai tha se ka hyrë në rrugën e duhur ligjore, ndërsa shtoi se anëtarët e kolegjit nuk duhet të influencohen politikisht.
“Procesi elektoral ka hyrë në atë qe e quajmë fazë ligjore të kontestimeve. Dhe mendoj se ligjet kritike janë ato që unë i quaj ligje normative. E dimë të gjithë se kolegji do blidhet sot dhe mendoj se kjo atmosferë do të zgjasë disa ditë. Mendoj se faza ligjore është e vetmja fazë që duhet vendosur dhe ne, SHBA dhe miqtë tanë europianë e kemi thënë mendimin tonë. Kemi theksuar dy pika. E para është që anëtarët e koelgjit duhet të vendosin mbi bazën e meritës, ligjit dhe jashtë influencës politike, dhe së dyti vendimi i kolegjit duhet të pranohet nga të dyja palët pasi ëshë pjesë e procesi demokratik”-tha ambasadori amerikan.
Interesimit të medias mbi deklaratat e kreut të opozitës për mosnjohje të rezultatit në rast se kolegji lë në fuqi vendimin e KQZ-së për fletët e gabuara, Arvizu u përgjigj shkurt.
“Pozicioni ynë, mesazhi ynë është i qartë dhe këtë e shpjegova më sipër. SHBA po ndjekin me vëmendje dhe shumë kujdes këtë proces”- tha ai.
Ambasadori amerikan foli dhe për arrestimin e gjeneralit serb të Bosnjes, Ratko Mlladiç duke e cilësuar ndalimin e tij si një arritje të drejtësisë.
Jul Kasapi