Ndotja ne plazhe ekspertet Probleme edhe kete vere

Edhe për këtë sezon turistik ndotja nga ujrat e zeza në plazhe nuk do të mungojë. Këtë fakt e pranojnë vetë autoritet e mjedisit të cilët shprehen se ka ende subjekte që i derdhin ujrat e zeza në det, ndërkohë ka edhe mjaft ndërtesa të cilat nuk kanë hapur fare gropa septike apo që dhe nuk i pastrojnë. Plazhi i Currilave dhe zona e Kavajës do të jetë objekt i monitorimit të vazhdueshëm të inspektorëve të mjedisit gjatë gjithë verës.
“Ne na duhet që sivjet përsëri të përballemi me fenomenin e ujrave të zeza në det. Paralajmërimi ka qenë i formës së prerë. Këto subjekte, jo vetëm do u mbyllet aktiviteti, por gjej rastin tu komunikoj këtë parlajmërim edhe sot tek të gjithë këta individë apo subjekte të ndryshme: Nuk mundet më që të vazhdohet me këtë lloj ritmi të ndotjes nëpërmjet shkarkimit të ujrave të zeza” tha Alfred Deshati, drejtor i Kontrollit Mjedisor në ministrinë e Mjedisit.
Autoritetet e Mjedisit thonë se të gjitha plazhet si private dhe publike duhet të zbatojnë disa kritere higjeno– sanitare. Në të kundërt do të ketë penalite si pushtetin vendor, ashtu edhe për pronarët.
”Nuk mundet që ti të kesh në përdorim një zonë që e përdor dhe e shfrytëzon dhe brenda kësaj zone ku ti thërret pushuesit nuk ke një tualet, nuk ke ujë të rrjedhshëm për dushet, nuk ke vendosur asnjë kosh për mbeturinat. Penalitetet do jenë si për drejtuesit e pushtetit lokal, por edhe për subjektet private” tha Deshati.
Një problem shqetësues për specialistët e mjedisit janë edhe mbetjet inerte nga ndërtimet të cilat janë përgjegjësi edhe pushtetit vendor.
Edlira Sulejmani