E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfidat e play off perplasje qe perseriten

Përplasje që përsëriten dhe mundësi revanshi në sfidat e play-off për finalet e Euro-2012. Turqia e Kroacia e gjejnë veten sërisht kundërshtarë, që nga beteja e cerekfinaleve të Euro 2008, kur në një ndeshje dramatike turqit avancojnë pas goditjeve të 11 metërshave. Shorti mes këtyre dy skuadrave ka tërhequr edhe vëmendjen e presidentit të Uefas, Michel Platini, që është shprehur se shpreson të ketë një atmosfertë të mirë në përplasjen e rivalëve të vjetër. 

Edhe ndihmës trajneri kroat, Aljosha Asanovic, ka folur për ndeshjen, me premtimin se do të jetë Kroacia skuadra që do të kualifikohet. "Kur pashë shortin dhe ishte Turqia nuk u ndjeva shumë i kënaqur. Por në futboll cdo gjë është e mundur. Ne jemi një skuadër e mirë dhe do të jemi gati të shkojmë në kampionatin Europian", përfundoi ai. Betejë e vërtetë do të jetë edhe mes Portugalisë dhe Bosnjës, një déjà-vu e play-off të kaluar, ku suksesin e arritën lusitanët. "Më kujtohet rruga drejt Kupës së Botës 2010dhe ky është realiteti. Kemi dy ndeshje kundër Bosnia dhe kjo është mënyra e vetme për tia dalë. E dimë që do të përballemi me një kundërshtar shumë të mirë , por do të mundohemi ti kalojmë", u shpreh tekniku i Portugalisë, Paulo Bento. Por ndërkohë boshnjakët presin momentin për tu hakmarrë për eleminimin e dy viteve më parë.

"Ne u eleminuam nga Portugalia dy vjet më parë, por tani kemi një skuadër të re. Kemi disa lojtarë që luajtën kundër portugezëve, por tani ata janë përmirësuar shumë nga atëherë. Është e qartë se Portugalia është favorite, por në futboll ka gjithnjë supriza", komentoi Safet Susic. Ndeshjet e playoff do të zhvillohen në 11/12 dhe 15 nëntor, ndërsa katër skuadrat fituese do ti bashkohen grupit të skuadrave të kualifikuara për Euro-2012.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›