E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia e paralizuar qeveria masa shtrenguese

Punëtorët grekë  përshkallëzojnë grevat ndërsa  qeveria masat shtrenguese, që sipas troikës, në 5 mujorin e ardhshëm do të shtohen me 5 miliardë euro të tjera kursimesh deri në vitin 2015. Athina, për të dytën ditë rresht zgjohet pa transport urban por edhe pa taksi. Kryeqyteti  grek  është kthyer në arenë protestash të përditshme që pëfundojnë para parlamentit, i cili këto ditë do të aprovojë projektligjin me shkurtime drastike shtesë pagash dhe pensionesh, por edhe lirime nga puna nëpunësish shtetërorë. 

Dy sindikatat më të mëdha të sektorit privat por edhe publik vendosën që greva e përgjithshme e 19 tetorit të bëhet 48-orëshe. Në greva shumëditëshe qe sot hyjnë edhe doganierët, mjekët e spitaleve, arsimtarët por edhe punonjësit e porteve. Ndërkohë Athina por edhe qendra të tjera të mëdha urbane të vendit përballen me rrezikun e sëmundjeve infektive nga mbeturinat që për më se një javë mbeten nëpër rrugë nga greva e punonjësve të këtij sektori. “Mbajmë në duart tona një bombë sanitare” deklaroi ministri i Brendshëm Haris Kastanidis i cili kërcënoi grevistët me hapjen nga policia të vendgrumbullimeve të mbeturinave dhe mbledhjen e tyre nga firma private.  

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›