E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfidimi i kushtetutës edhe nga shkollat serbe në vend

Institucionet shkollore serbe vazhdojnë të mos e njohin shtetin e Kosovës. Këtë e tregon më së miri mosndërprerja e mësimit nga nxënësit e shkollave serbe edhe në festën e Ditës së Kushtetutës. Për nxënësit e këtij komuniteti dita e martë ishte e zakonshme, ditë e mësimit me plan program të Serbisë, pavarësisht se janë qytetarë të Kosovës, transmeton KTV.

Drejtues të këtyre shkollave vazhdojnë të mësojnë me plan program serb, duke injoruar tërësisht atë të Kosovës. Për më tepër, tekstet që mësohen në shkollat serbe në Kosovë bien ndesh jo vetëm me realitetin historik, por edhe me Kushtetutën e Kosovës. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit këtë realitet e vlerësojnë më tepër si çështje politike, ndërsa po bëjnë përpjekje të ndryshojnë këtë gjendje në një të ardhme të afërt.

Zv. Ministër, Nehat Mustafa beson se këtë vit do të shënohen rezultate të mëdha sa i përket inkuadrimit të qytetarëve serbë në sistemin arsimor të Kosovës, ngase MASHT-i është duke përkthyer në gjuhën serbe kornizën e korrikulit parauniversitar./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›