E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deda:Dialogu ende nuk ka shënuar kolaps

Nga dështimi i arritjes së një marrëveshjeje do të humbin si Kosova, ashtu edhe Serbia në rrugën e integrimit evropian. Përveç se humbin të dyja shtetet, në këtë rast do të humbte edhe kredibiliteti i Bashkimit Evropian, thonë njohësit e këtyre proceseve.

Kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane, Lufti Haziri, ka thënë se sjelljet e Serbisë janë të njohura, por bashkësia ndërkombëtare duhet të mbajë premtimin e saj dhe nuk duhet të tolerojë që Kosova të pengohet në nisjen e negociatave për stabilizim asocim dhe liberalizimin të vizave.

Drejtori i Institutit KIPRED, Ilir Deda, ka theksuar se procesi i dialogut Kosovë-Serbi ende nuk ka shënuar kolaps dhe se ende nuk ka përfunduar.Ndërsa, nga refuzimi i marrëveshjes nga ana e Serbisë, Deda thotë se humb kredibiliteti i vetë Bashkimit Evropian. Sipas tij, BE-ja ende nuk është përgjigjur se a do ta pranojë Kosovën si shtet, e që është çështja më e rëndësishme për Kosovën, transmeton KTV. Ndërkaq, Adem Beha nga Instituti Kosovar i Paqes, beson se Serbia fiton shumë më tepër sesa që mund të humbë Kosova nga ky proces negociator./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›