Sfidon Rooneyn

Pas Didier Drogbas, edhe Carlos Tevez ka nisur ta sfidojë rivalin Wayne Rooney, për golashënuesin më të mirë të Premierligës.
Sulmuesi kryesor i Manchester Cityt ka bërë një rikthim eksplodues pasi u kthye nga Argjentina, duke realizuar dy gola kundër kryesuesit të tabelës, Chelsea në Stamford Bridge të shtunën.
Këta dy gola e quan argjentinasin në numrin e përgjithshëm prej 15 golash, që do të thotë se ai tash është golashënuesi i katërt në ligë, 8 gola prapa kryesuesit Rooney, që ka realizuar 23 sosh. Por, ish-bashkëlojtari i Rooneyt, Tevez nuk e ka ndërmend të dorëzohet.
“Po, unë do ta dëshiroja këtë sfidë. Do të ishte një arritje e madhe për mua kundër futbollistit më të fortë të ligës”, theksoi për tabloidin anglez, The Sun, argjentinasi, i cili megjithatë nuk mendon vetëm për vete. “Unë dëshiroj të vazhdoj të luaj në formën maksimale në vazhdim të sezonit dhe ta ndihmoj ekipin që të shënojë fitore”, përfundoi Tevez.