E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova (V) me aksionar të ri?

Brenda pak ditëve, Kosova e Vushtrrisë mund të bëhet edhe me disa aksionarë të rinj.

Zyrtarët e këtij klubi janë në bisedime me udhëheqësit e kompanisë ndërtimore turke, Konak, bosi i së cilës ka shprehur interesim të blejë aksione në klubin bardhekaltër.

“Kemi biseduar me drejtues të kompanisë ndërtimore Konak, që bosi i kësaj kompanie të bëhet aksionar i klubit. Oferta jonë ka qenë e mirë dhe ka mbetur që gjatë kësaj jave, apo në fillim të javës që vjen, Konak të na japë një përgjigjeje”, deklaroi kryetari i Kosovës (V), Basri Asllani për Express.

“Kjo kompani është turke, por bosi i saj paska prejardhje shqiptare. Ne kemi kuptuar se ai është i interesuar të merret edhe me diçka tjetër në Kosovë, sepse dëshiron të jetë në ngjarje me zhvillimet në Kosovë”, theksoi ai.

Asllani pohoi se po mundohet t’i bindë edhe disa biznesmenë të tjerë sllovenë që t’i bashkohen klubit vushtrrias.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›