Ndeshje e rëndësishme

Kombëtarja shqiptare ka përfunduar përgatitjet për ndeshjen miqësore kundër Irlandës së Veriut që do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin Kombëtar ‘Qemal Stafa’ në Tiranë.
Edhe pse është vetëm ndeshje miqësore, Josip Kuze, përballjen e së mërkurës e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme për Kombëtares shqiptare.
Madje trajneri kroat ka thënë se kjo miqësore do t’i shërbejë që të përgatitet edhe për eliminatoret për Kampionatin evropian 2012, ku nuk do ta ketë lehtë përballë kundërshtarëve si Franca, Bosnja, Rumania e Bjellorusia.
“Ndeshja ndaj Irlandës së Veriut është shumë e rëndësishme për të ardhmen tonë, pasi përballemi me një skuadër shumë të fortë. Në këtë ndeshje do të shohim edhe një herë nivelin tonë të lojës dhe rezultatin e mirë si për tifozët tanë, por edhe për të gjithë ne që të vazhdojmë përgatitjet tona në ambientin më të mirë në të ardhmen”, ka thënë Kuze gjatë konferencës për media.
Ish-trajneri i Dinamo Zagrebit, përfaqësuesen e Irlandës së Veriut e ka vlerësuar lart derisa nuk ka fshehur dëshirën që të dalë triumfues nga përballja e së mërkurës.
“Unë si trajner kam dëshirë që të fitoj çdo ndeshje si edhe skuadra. Nga ana tjetër Federata na ka organizuar një ndeshje të fortë siç e merrni me mend. Ndoshta mund të dukem pak egoist me atë që them, por jam shumë i kënaqur me kundërshtarin dhe në fund të fundit është një test i mirë për ne”, ka theksuar Kuze.
Përballja Shqipëri – Irlandë e Veriut do të zhvillohet në orën 20.45.
Cana në pikëpyetje
Selektori Josip Kuze ende nuk ka përgatitur formacionin me të cilin do t’i kundërvihet Irlandës së Veriut. Shkak për këtë është bërë Lorik Cana, i cili është në pikëpyetje, pasi është i lënduar.
“Zakonisht unë e them dhe se kam problem. Por këtë herë kemi një problem të vogël me Canën dhe dëmtimin e tij. Do të presim deri sekondën e fundit dhe më pas do të jap një përgjigje përfundimtare’, ka thënë Kuze.
Beqaj, shtylla e Kombëtares
Në ndeshjen kundër Irlandës së Veriut, Josip Kuze pas një kohe të gjatë në dispozicion do ta ketë Arjan Beqaj, i cili për shkak të një lëndimit mbeti jashtë fushës për disa muaj. Kroati e ka vlerësuar portierin prizrenasi si shtyllë të ekipit kuqezi.
“Beqajn e kam parë në DVD dhe jo në fushën e lojës. Di shumë për këtë lojtar që është një shtyllë shumë e fortë e ekipit, por mund të them se pres shumë nga ai që të jetë një njeri shumë i rëndësishëm në ekipin tonë kombëtar”, ka deklaruar kroati.
Përveç Beqajt, Kuze në dispozicion do ta ketë edhe kapitenin Altin Lala, i cili, po ashtu ishte jashtë fushës për disa muaj për shkak të lëndimit.
Mavraj çrregullon planet e Kuzes
Josip Kuze, skuadrën kuqezi e kishte planifikuar me Mërgim Mavrajn. Mirëpo mbrojtësi kosovar me vendimin e tij, për mosgrumbullim me Shqipërinë, ia ka çrregulluar planet kroatit.
“Ne kishim bërë llogaritë me Mavrajn dhe tani duhet që llogaritë të jenë ndryshe. Tani duhet të gjejmë një lojtar në atë pozicion. Ne kemi mungesa në atë pozicion dhe duhet të sforcohemi shumë për të gjetur një lojtar në qendër të mbrojtjes. Por kjo është një vështirësi. Ne jemi përgatitur për momente të këqija në punën tonë”, u shpreh Kuze, i cili ka hequr dorë përfundimisht nga mbrojtësi i Bochumit.