E Shtunë, 31 Tetor 2026

ShBA kërkon bashkëpunimin me Rusinë

Uashington - Në përfundim të takimit me homologun francez, Bernard Kouchner, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton theksoi dje se dëshironte të konsultohej më parë me Rusinë për programin bërthamor iranian. "Përsa i përket shqetësimeve tona të përbashkëta për përpjekjet e Iranit për të pasur armë bërthamore, ne do të përdorim së bashku një diplomaci të zgjuar dhe do të dialogojmë me komunitetin ndërkombëtar'', deklaroi shefja e diplomacisë amerikane. "Ne do ta bëjmë këtë duke përfshirë Rusinë si një partner bashkëpunimi, pasi synojmë të zhvillojmë një marrëdhënie të qëndrueshme me Moskën'', shtoi Clinton.

Ministri francez i Punëve të Jashtme përgëzoi këtë përfshirje të rëndësishme të Rusisë në diskutimet për programin bërthamor iranian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›