PS: Vakum në ambasada
Tiranë -Partia Socialiste shprehu sot shqetësimin në lidhje me vakuumin e krijuar në disa nga përfaqësitë tonë jashtë vendit dhe emërimet në ambasada tre muaj para zgjedhjeve. Deputeti Kastriot Islami, theksoi për mediat se “vetëm tre muaj para përfundimit të mandatit shihet qartë që ligji i shërbimeve me jashtë është thyer disa herë, dhe se ka një vakuum në një numër të madh ambasadash”.
"Vakuumi i krijuar në një numër të madh ambasadash, vjen si rezultat i marrëdhënies konfliktuale mes pushtetit ekzekutiv dhe Presidentit të vendit, konflikt, i cili ka bërë që politika e ndjekur të paralizojë ambasadat", tha Islami. Islami ka kërkuar nga kreu i shtetit "një analizë të plotë të situatës për të evidentuar shkeljet e shërbimit të jashtëm, jo vetëm në emërimet në ambasada, por në të gjithë sistemin e funksionimit të përfaqësive tona në botë".