E Diel, 1 Nëntor 2026

Shaban Memia: Ika vetë, nuk më shkarkoi Berisha

TIRANE- Ish-deputeti i PD-së Ardian Kollozi është kreu i ri Agjencisë së Legalizimit të Zonave Informale. Ai zëvendëson në këtë post ish deputetin tjetër të PD-së, një prej politikanëve me kontribut të gjatë brenda së djathtës, z. Shaban Memia. Në një intervistë të dhënë dje për “Gazeta Shqiptare”, Memia konfirmoi dje largimin nga ky post teksa sqaroi se nuk është shkarkuar, por ka dhënë dorëheqjen para 4 muajsh.

“Unë i kam kërkuar Kryeministrit dorëheqjen time para 4 muajsh gjë e cila është pranuar vetëm ditët e fundit. Ju i dini shumë mirë arsyet e dorëheqjes sime. Tani po shijoj një drekë shumë të shijshme”, - deklaroi z. Memia.

Largimi i z. Memia nga kreu i ALUIZNI-it erdhi si rezultat i një konflikti me ish-vartësin e tij Ferdinand Shehu i cili mbante postin e drejtorit të legalizimeve për Tiranën. Por, konflikti i thellua më tej kur Kryeministri Sali Berisha e riktheu të nesërmen në detyrë, por për ta larguar atë vetëm para disa ditësh. Berisha e zëvendësoi Shehun me z. Kreshnik Bozho si drejtor të legalizimeve të Tiranës.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›