E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, 3 femra në pranga, vidhnin veshje të ndryshme

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar sot tre femra, nën akuzën e vjedhjes nëpërmjet mashtrimit.

Sipas të dhënave të policisë shtetaset e arrestuara janë Rudina Dajlani, Alketa Shahini dhe një tjetër me iniciale N.D. Në bashkëpunim me njëra-tjetrën mësohet se ato vidhnin veshje të ndryshme.

Po sipas policisë, bëhet me dije se këto shtetase kanë vjedhur 40 fustane e 40 palë xhinse në dyqane të ndryshme.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›