E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bien temperaturat shi dhe borë në gjithë vendin

TIRANE-Mot i paqëndrueshëm me shi dhe temperature të ulëta pritet të mbyllin këtë javë në vendin tonë bën të ditur parashikimi I Motit në agjencinë e lajmeve BalkanWeb.
Reshjet e shiut që kanë nisur prej orëve të para të natës në vend, në zonat verilindore dhe juglindore të vendit janë shnderruar në reshje bore. Temperaturat në qëndrore do të jenë mestararisht 8-5 gradë Celsius dhe gjatë javës pritet të zbresin deri ne 3 gradë Celsius, kurse në zonat malore veriore dhe juglindore, pritet që të bien nën zero.
Temperaturat e ftohta sot kanë prekur dhe qarkun e Shkodrës ku kanë renë dhe reshjet bore. Temperatura minimale në Shkodër sot shënoi -1 gradë C, ne Kukes e Tropoje -1,  Puke -3. Ne keto zona ne ditet ne vijim pritet zbritje e metejshme e temperaturave.
Por edhe në rajonin e Korçës ditën e sotme moti është i paqendrueshëm, me temperatura relativisht të ulëta dhe me reshje dëbore.
Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në qytetin e Korçës temperatura më ulët ka qenë minus 2 gradë celcius dhe ajo më e lartë, që pritet të shënohet në mesditë, do të jetë plus 1 gradë celcius. Gjatë natës kanë rënë 3-5 cm reshje dëbore dhe vazhdon të bjerë ende.

Moti parashikohet të vijojë me temperature të ftohta të shoqëruara me reshje shiu dhe në formë bore për gjatë gjithë javës, ndërsa pritet një kthjellim ditën e hënë ku konstatohet dhe një rritje e ndjeshme e temperaturave.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Parashikimi i Motit për sot 24 Shkurt

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›