Shakaja e radhës e Berluskonit: Tadic, presidenti Kluni
ROME- Kryeministri Italian, Silvio Berluskoni është vendosur sërish në qendër të vëmendjes së mediave me shakanë e fundit bërë ndaj presidentit serb, Boris Tadiç sot në Romë. Edhe pse një vizitë shtetërore, kryeministri italian e ka shfrytëzuar atë për të bërë shaka me një mik të vjetër si Tadiç.
Gjatë një konference për shtyp në Romë, në prag të samitit Italo-Serb, kreu i ekzekutivit italian nuk e ka prezantuar në emër presidentin Tadic por e ka quajtur Xhorxh Kluni, “Tashmë po ia kaloj fjalën presidentit Kluni, me falni presidentit Tadic” tha Berluskoni duke ironizuar me pamjen e kreut të shtetit Serb.
Më pas, si të mos mjaftonte, kryeministri italian ironizoi edhe gjuhën serbe të cilën e quajti jo të bukur, duke u shprehur se italishtja është më melodioze.
“Presidenti Tadiç është rritur me kulturën dhe gjuhën italiane, Ai e flet mirë atë, sic flet edhe anglisht apo frengjisht. Megjithatë, konferencën për shtyp do e mbajmë në gjuhët tona përkatëse, edhe pse serbishtja nuk është ndonjë gjuhë e bukur” u shpreh Berluskoni duke shtuar se italishtja është më melodioze.
Më pas shakatë e kryeministrit Italian përfunduan te sporti. Kryeministri Italian u shpreh se nëse lojtari serb i Interit, Stankovic shënon gol kundër Milanit, atëherë raportet mes dy vendeve mund të përkeqësohen. Më pas Berluskoni theksoi klimën miqësore mes Romës dhe Beogradit duke kujtuar se vetëm pak ditë më parë në Serbi zhvilloi një koncert recital ylli i muzikës italiane Eros Ramazoti.
(e.n/BalkanWeb)