Korcë, godet mizorisht bashkëshortën, arrestohet nga policia
KORCE- Kthehet pas një jave në banesë dhe dhunon barbarisht bashkëshorten e tij. 45 vjecarja nga fshati Goc i Korcës tregon se i shoqi, 51 vjecari Qemal Limollari pasi kishte një javë pa shkuar në shtëpi , ditën që kthehet ka nisur të dhunojë fizikisht bashkëshortën në mënyrë mizore deri sa ajo ka humbur ndjenjat duke përfunduar më pas në spital.
Të frikësuar nga zhurma dhe të bërtiturat e gruas së dhunuar, nënë e 4 fëmijëve, fqinjët e familjes Limollari kanë qenë të parët që dhanë alarmin duke e dërguar 45 vjecaren në spitalin rajonal të Korcës ku ajo ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkaq forcat e policisë kanë shoqëruar bashkëshortin e saj. Shkak i dhunës mendohet se ka qenë xhelozia e 51 vjecarit ndaj bashkëshortes së tij. (e.n/News24/BalkanWeb)