E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkencëtarët zbulojnë ujë në Hënë

WASHINGTON- Eksperimienti i Nasas për zbulimin e ujit në hënë muajin e kaluar ka rezultuar i suksesshëm, bënë sot të ditur shkencëtarët. Eksperimenti i përplasjes së një rakete me një krater të madh në polin jugor të hënës, me shpresën për gjetjen e ujit në formën e akullit ka rezultuar i suksesshëm.
Shkencëtarët që studiuan të dhënat thonë se kanë zbuluar sasi të medha uji në formë avulli në hënë. Një prej shkencëtarëve e përshkroi sasinë e ujit të zbuluar vetëm në një pjesë të kraterit në hënë sa për të mbushur dy kova.
Zbulimi hap një kapitull të ri në njohjen e hënës, shkruhet në një deklaratë të lëshuar nga Nasa.

“Po zbulojmë misteret e hënës dhe të sistemit diellor” u shpreh Michael Wargo, drejtuesi i eksperimentit të zhvilluar muajin e kaluar me qendër në Uashington. Identifikimi i ujit në formë akulli dhe avulli në hënë ka një rëndësi të vecantë për shumë arsye shkencore sepse do të nënkuptonte burim jete për njerëzimin.(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›