E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, këngëtarët shqiptarë fishkëllehen në manifestimin e pavarësisë

Në manifestimin qendror për Ditën e pavarësisë së Maqedonisë në stadiumin e qytetin në Shkup në arenën “Filipi i Dytë”, këngëtarët shqiptarë janë fishkëllyer nga publiku maqedonas gjatë performancës së tyre.

Sipas portalit maqedonas Plusinfo, dalja në skenë e këngëtarëve shqiptarë është shoqëruar me fishkëllima dhe me brohoritje: “Maqedonia, Maqedonia...”.

Mësohet se në manifestimin për 21-vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë kanë kënduar Adelina Tahiri dhe Mustafa Imeri-Tafa.

Në këtë eveniment po marrin pjesë një numër i madh i këngëtarëve nga të gjitha trojet e ish-Jugosllavisë.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›