Real Madrid, 30 milionë për Silvan

Real Madrid ka shprehur interesim të fortë për David Silvan, për të cilin është i gatshëm t’i shpenzojë 30 milionë euro.
Sipas të përditshmes spanjolle As, sulmuesi i krahut i Valencias mund të jetë objektivi i parë i madrilenëve, madje edhe përpara yllit të Bayern Munchen, Franck Ribery.
Siç dihet, Valencia që një kohë gjendet në krizë ekonomike, kështu që 30 milionët eventualë të ofruara nga klubi mbretëror do të ishin vështirë për t’u refuzuar.
Përpos Silvas, edhe sulmuesi tjetër David Villa mund të largohet nga Valencia gjatë kësaj vere.