Ujësjellësi në aksion, ndërpriten lidhjet e paligjshme në Qesarakë
në Qesarakë. Nga këto tubacione furnizohet me ujë Kinostudio, Qendra spitalore Nënë Tereza e deri në qendër. Lidhjet pa leje nuk furnizonin pallatet, por banorët e ndërtimeve pa leje. Duke mbetur pa ujë këta banorë do të jenë të detyruar që të kërkojnë ndihmën e ujësjellësit dhe ndërhyrja të kryhet brenda kushteve teknike. Ujësjellësi po ndërpret gati 120 lidhje pa leje në ditë. Kundravajtësit do të dërgohen në prokurori dhe gjatë gjithë kohës dhe në vazhdim. Aksioni i ndërrmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve tashmë është shtrirë në pothuajse të gjitha linjat e transmetimit të ujit të pijshëm si në Babrru, Bërxull, Kodër Kamzë, Uzina e Autotraktorëve, Zallherr, Paskuqan. Drejtoria e ujësjellësit do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim aksionin e ndërmarë për të ndaluar të gjitha lidhjet e paligjshme që bëhen shkak edhe për mosfurnizimin e banorëve në shumë lagje të kryeqytetit. Por jo të pakta kanë qenë problemet me ujin e pijshëm në Tiranë, sidomos gjatë stinës së verës ku për ditë e javë të tëra mungesa e ujit të pijshëm është tjetër problem shqetësues për të gjithë banorët. Pak kohë më parë ndërrmarja e ujësjellësit në një kontratë të firmosur me policinë e kryeqytetit ka vendosur që të gjithë ata që do të refuzojnë të paguajnë faturat e ujit do të përballen edhe me policinë. Po kështu, forcat e rendit do të mbështesin punonjësit e Ujësjellësit për gjetjen dhe prerjen e lidhjeve të paligjshme në rrjetin e shpërndarjes së ujit për konsumatorët kryeqytetas. Kanë qenë këto objekti i një marrëveshjeje së nënshkruar mes drejtorit të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve, Sahit Dollapi, dhe drejtorit të Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. Kjo marrëveshje garanton se kur punonjësit e policisë, gjatë kryerjes së detyrës për mbështetjen e punonjësve të UKT sh.a. hasin në veprime të kundërligjshme apo të dhunshme nga ana e subjekteve kundërvajtës, sipas rastit, bëjnë shoqërimin e tyre në komisariat për të kryer veprimet e mëtejshme procedurale.
Last Updated on E Marte, 30 Mars 2010 19:34