E Shtunë, 31 Tetor 2026

I preokupuar për Torres

Rafa Benitez ka folur për të ardhmen e Fernando Torres në Liverpool. Trajneri spanjoll është i preokupuar për faktin se sulmuesi spanjoll mund të largohet nëse Reds nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

“Të dielën pasdite kemi biseduar se si po shkojnë gjërat. E shoh të koncentruar, dëshiron ta ndihmojë ekipin. E kemi blerë duke i njohur cilësitë e tij, por disa herë na ka befasuar, edhe pse mendoj se mund të përmirësohet ende. Nëse një sulmues shënon, ai është lojtar i rëndësishëm. Duhet ta bëjmë të lumtur dhe të arrijmë në top 4”, tha Benitez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›